Forca të shtuara të Policisë së Kosovës po qëndrojnë pranë shtëpisë së familjës Sekiraqa, i cila javen që lam pas u përfshi një konfliekt të armatosur me një familje tjetër të qujatur ‘Capat’, raporton KosovaPoat.
Familjet Sekiraqa dhe Capat, të njohura edhe si grupe që janë në konflikt qe një kohë vazhduan ‘betejën’ e vazhduan edhe javen qe lam pas e që përfundoi tragjikisht.
Një konflikt me armë mes tyre në lagjen Aktash në Prishtinë la të vdekur një person dhe pesë të tjerë u plagosën.
Ky konflikt që të paktën publikisht dihet se filloi në mars të këtij viti dyshohet të jetë arsyeja e përplasjeve mes të dy grupeve të armatosura në Prishtinë.
KosovaPost ka siguruar foto nga shtëpia e familjes Sekiraqa ku shihet se Forca të shtuara të Policisë së Kosovës po qëndrojnë aty.