Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK), njofton se në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, janë realizuar me sukses trajnimet specialistike në përdorimin e armëve të këmbësorisë “Trajnimi i armës automatike’’ dhe “Trajnimi për snajper”.
“Qëllimi i trajnimeve është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë. Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të bashkëpunimit në vazhdimësi kanë dhënë kontributin e tyre në ngritjen profesionale dhe teknike të FSK-së”, njofton FSK.