Me përfundimin e javës së 13-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave u mblodhën dhe përcaktuar formacionin dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave.
Në portë qëndron Marco Alia (Skënderbeu), teksa qendërmbrojtja e javës është e përbërë nga: Marcelino Preka (Partizani), Bruno Lulaj (Elbasan). Në krahët e kësaj vije qëndrojnë Agan Mjaki (Laçi) dhe Blerim Kotobelli (Teuta).
Tre mesfushorët e kësaj jave janë përzgjedhur: Regi Lushkja (Egnatia), Arinaldo Rrapaj (Partizani) dhe Ledio Tresa (Laçi).
Reparti i sulmit është i përbërë nga Tedi Cara (Partizani) në të majtë dhe Kevin Dodaj (Vllaznia) në të djathtë, ndërsa Walid Jarmouni (Tirana) qëndron i vetëm në majën e sulmit.
Trajneri i javës është përzgjedhur Aleksandar Veselinoviç i Partizanit.s.n.