Shqipëria dhe Kroacia barazuan 2:2 ndeshjen e sotme që u luajt në Hamburg. Tri gjëra të bukura kishte kjo ndeshje sot, në aspektin e Shqipërisë. Goli i Laçit në minutën e ’12-të, goli i Gjasulës në fund të ndeshjes, për të shlyer autogolin, dhe këpucët e Jasir Asanit.
Futbollisti i Kombëtares kishte veshur gjatë ndeshjes këpucë me motive të Super Marios. Këto këpucë po bëjnë xhiron e rrjetit sot, jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare nga Associated Press, te Washington Post./K.C/dritare.net