Presidenti francez Emmanuel Macron bëri një deklaratë në platformën e mediave sociale X në lidhje me ndihmën e dërguar Egjiptit për Gazën, transmeton Kosova Post.
Në postimin e tij, presidenti francez tha: “Unë përsëris thirrjen time për një armëpushim humanitar për të mbrojtur popullin e Gazës”, shkroi ai.
Duke deklaruar se 17 ton ngarkesa ndihme humanitare që niseshin nga Franca mbërritën në Egjipt, Macron vuri në dukje se ata vazhdojnë punën e tyre nga ajri dhe deti.
Macron theksoi se Franca është në solidaritet me Egjiptin dhe Gjysmëhënën e Kuqe.
Nga ana tjetër, në deklaratën e Ministrisë së Jashtme franceze, “Dhuna e kolonëve (çifutë) ndaj palestinezëve është në rritje. Kjo është e papranueshme dhe duhet të përfundojë menjëherë”.
Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, numri i të vrarëve në sulmet izraelite u rrit në 8 mijë e 5, përfshirë 3 mijë e 342 fëmijë dhe 2 mijë e 262 gra, ndërsa 20 mijë e 242 të plagosur.
Në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar, 116 palestinezë vdiqën dhe më shumë se 1900 palestinezë u plagosën.
Gjatë bombardimeve izraelite, 34 gazetarë humbën jetën në Gaza dhe 1 gazetar në Liban.
Për shkak të sulmeve intensive të Izraelit në Rripin e Gazës të bllokuar, shërbimet e komunikimit të telefonisë fikse, celulare dhe internetit në rajon janë ndalur.
Ushtria izraelite filloi të zgjerojë operacionet e kufizuara tokësore më 26 tetor dhe rriti më tej dozën e sulmeve ajrore.
Spitali Shifa, objekti më i madh shëndetësor në Gaza me mijëra të plagosur dhe civilë, ishte gjithashtu në shënjestër të ushtrisë izraelite.