Në seancën për pyetje, deputetët e Frontit Europian në Maqedoninë e Veriut, penguan sot me afishe fjalimin e kryeministrit Hristijan Mickoki.
Kjo në shenjë proteste ndaj punës së qeverisë, transmeton klankosova.tv.
Sipas Alsat, në afishe shkruhej:
”PO Europës, JO Rusisë”,
”Pa përkatësi etnike nuk ka Marrëveshje të Ohrit”,
”Larg duart nga gjuha shqipe”.