FSHF uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka uruar të gjithë shqiptarët e Kosovës kudo ku jetojnë dhe veprojnë me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

 

“Gjatë këtyre 18 viteve, Kosova ka shënuar zhvillim të dukshëm në shumë fusha, ndërsa sporti, veçanërisht futbolli, ka luajtur një rol të rëndësishëm në përfaqësimin dhe promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare”, ka uruar presidenti i kësaj federate.

FSHF vlerëson veçanërisht bashkëpunimin e ngushtë dhe marrëdhëniet vëllazërore me FFK, të ndërtuara mbi respekt të ndërsjellë, solidaritet dhe qëllime të përbashkëta për zhvillimin e futbollit.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, Federata e Futbollit shpreh bindjen se bashkëpunimi mes dy federatave do të forcohet edhe më tej, duke kontribuar në rritjen e brezave të rinj dhe sukseset e ardhshme sportive.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish