FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit të zhdukur

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njofton se ka angazhuar ekipet e saj të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur, i cili dyshohet se ka rënë nga ura e Fshajt në Komunën e Prizrenit më 24 dhjetor 2024, përcjell KosovaPost.

Në një njoftim për media, FSK njoftoi se ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare kanë filluar operacionin e kërkimit, duke punuar në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës të rajonit të Gjakovës.

“Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, FSK ka angazhuar ekipet e saj me të gjitha kapacitetet operacionale për kërkimin dhe gjetjen e personit të zhdukur”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Bëhet e ditur se personi në fjalë ka inicialet A.H., 27 vjeç, dhe kërkimi është duke u zhvilluar në terren malor dhe ujor.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika