Forca e Sigurisë së Kosovës edhe sot ka vazhduar me menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve në Prevallë dhe në zona të tjera të Kosovës.
Sipas njoftimit të FSK-së në Facebook bëhet e ditur se FSK-ja po mbështet Autoritetet Civile për menaxhimin e vatrave të zjarrit.
“FSK po mbështet Autoritet Civile pêr menaxhimin e vatrave tê zjarrit. Forca e Sigurisë së Kosovës ka vazhduar me operacionet për fikjen e zjarreve në disa vatra aktive si në Prevallë e zona të tjera në Kosovë, duke mbështetur autoritetet civile në vend, gjatë ditês së djeshme edhe sot po vazhdon menaxhimi dhe shuarja e zjarrve”, thuhet në njoftim./teve1.info