Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marrë pjesë në Ushtrimin Fushor “KFOR33” në Hohenfels, të Gjermanisë.
Sipas njoftimit të FSK-së në Facebook, ushtrimi fushor “KFOR 33” është ushtrim në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të ShBA-së.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe po ashtu përgatitë shtetet partnere për operacione të përbashkëta./teve1.info/