Legjionarët kuqezi kanë mbyllur një tjetër fundjavë pozitive, teksa një pjesë e tyre kanë bërë paraqitje fantastike dhe kanë shënuar edhe gola.
Sokol Cikalleshi ishte protagonisti kryesor me dy gola të shënuar në sfidën që Konyaspor fitoi 2-0 ndaj Kayserispor. Cikalleshi realizoi dy herë nga pika e bardhë e 11 metrave dhe u vlerësua si më i miri i ndeshjes me notën 8, nga sajti i specializuar për statistika sofascore.
Te goli pas një kohe të gjatë u rikthye edhe Anis Mehmeti. Mesfushori kuqezi realizoi golin e dytë për Bristol City, që fitoi ndaj Hull City me rezultatin 3-2.
Rey Manaj vazhdon formën e mirë, teksa ishte sërish protagonist, këtë herë në sfidën Sivasspor – Istanbulspor, që përfundoi 1-0. Manaj shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 86-të dhe i dhuroi fitoren skuadrës së tij.