Ministrja e Punëve të Jashtmë dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka bërë të ditur se sot ka vizituar Komunën e Gjakovës, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe me shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kanë biseduar për projektet konkrete që do të forcojnë përparimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Gjakovës.
Sipas, ministres Gërvalla-Schwarz në Ponoshec të Gjakovës u mirëpritën nga qytetarët e saj, të cilët kanë shprehur mbështetje për fitoren e 9 shkurtit të VV-së.
“Ponosheci ka ditur të dëshmojë gjithmonë frymën e bashkimit, përkushtimit dhe vendosmërisë për të qëndruar pranë kauzës sonë.
Ditën zyrtare të hapjes së fushatës drejt fitores së 9 shkurtit e filluam në Ponoshec të Gjakovës, ku u mirëpritëm ngrohtësisht për një kafe dhe bisedë të shkurtër nga miq, dashamirë, përkrahës dhe mbështetës të palëkundur të kësaj ane.
Së bashku me Mimoza Kusarin dhe Ministren Arbërije Nagavci biseduam për projektet konkrete që do të forcojnë përparimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Gjakovës.
Faleminderit për mikpritjen e përzemërt, mbështetjen bujare e të pakursyer dhe besimin e palëkundur që na jepni në këtë rrugëtim.