Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se qeveria nuk do të ndalet asnjëherë së krijuari kushte të barabarta për të gjithë njerëzit në Kosovë, përcjell KosovaPost.
Kështu u shpreh ajo në një intervistë për Radiotelevizionin slloven.
“Ne nuk do të ndalojmë së krijuari kushte të barabarta për të gjithë njerëzit në Kosovë, së çliruari njerëzit në veri të vendit tonë”.
E pyetur se a po mendon për qytetarët serbë, Gërvalla u përgjigj se pikërisht për ta.
“Pikërisht. Ne nuk do të ndalojmë së çliruari njerëzit, sidomos për popullsinë në veri të vendit tonë, nga bandat kriminale, të cilat për shumë vite me radhë kanë bërë që ata të izolohen dhe të mos kanë qasje në institucione”, u shpreh Gërvalla.