Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla – Schwarz, ka deklaruar se edhe njëherë Serbia e ka refuzuar normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Gërvalla tha se Bashkimi Evropian duhet ta sanksionojë Serbinë për agresionin e 24 shtatorit.
“Çdo vonesë do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm”, tha Gërvalla – Schwarz.
Të enjten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime me funksionarë të lartë evropian, ku ka është diskutuar për Marrëveshjen Bazë Kosovë – Serbi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka refuzuar që të nënshkruajë atë, u tha nga ana e Qeverisë së Kosovës.