Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika gërvalla-Schwarz, ka takuar kryetaren e Bundestagut gjerman, Marie-Agnes Strack, raporton teve1.info
Përmes një shkrimi në profilin e saj Facebook, Gërvalla-Schwarz, tha se në këtë takim e ka informuar kryetaren e Bundestagut gjerman dhe anëtarët e Komiisonit për Mbrojtje të Gjermanisë për sulmin në Banjskë dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës.
“Një takim tjetër shumë përmbajtjesor në Bundestagun gjerman, me Kryetaren, Marie-Agnes Strack-Zimmermann dhe anëtarët e Komisionit për Mbrojtje të Gjermanisë, me të cilët bashkëbiseduam për proceset politike dhe sigurinë në Kosovë si dhe bashkëpunimin në rrugën tonë të anëtarësimit në NATO.
Kryetaren dhe anëtarët e Komisionit i njoftova në detaje për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, situatën në veri, veprimet dhe investimet tona atje në krijimin e paqes së qëndrueshme si dhe nevojën e domosdoshme të ndërmarrjes së veprimeve sanksionuese kundër Serbisë.
Gjatë këtij takimi falënderova deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës, në veçanti në ngritjen profesionale, logjistikë dhe integrim në Organizata Ndërkombëtare”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz.