Hetuesit e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po mbledhin provat, respektivisht mbetjet e shpërthyeseve dhe gazit lotsjellës që gjuajtën anëtarë e PSD-së që protestuan kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë.
Pak më parë protesta e Partisë Socialdemokrate (PSD) ndaj vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovë në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka eskaluar.
Ata së bashku me OVL-UÇK-në kanë hedhur gaz dhe mjete shpërthyese në drejtim të policisë që ishin para hotelit ku po mbahet takimi i Trendafilovës me shoqërinë civile.
Për këtë shkak njësitet policore kanë arrestuar gjashtë anëtarët të PSD-së.


























