Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, raporton KosovaPost.
Ndalimi i Sveçlës u bë pasi ai gjatë ditës së sotme, pas kalimit të buxhetit në Kuvendin Komunal në kryeqytet, ka dëmtuar pajisjet e këtij institucioni, më saktësisht shkuli komplet një mikrofon nga pjesa ku ulen zyrtarët e lartë të pushtetit lokal në Prishtinë.
Sveçla pas këtij veprimi u ftua për intervistim nga ana e organeve të rendit.