Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Gjakovë një shtetas nga Shqipëria, pasi në automjetin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente identifikimi.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj emigrantëve janë zbatuar procedurat e zakonshme.