Erling Haaland realizoi dy herë në fitoren 4:0 të Norvegjisë kundër Qipros, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në “Euro 2024”.
Me fitore, Norvegjia ka shtatë pikë në pesë ndeshje, dy më pak se Spanja që ka një ndeshje më pak të luajtur. Grupit A i prinë Skocia me 15 pikë.
Sulmuesi shtatlartë i Cityt shënoi dy gola brenda shtatë minutash në pjesën e dytë. Për 2:0 shënoi në minutën e 65-të kurse në minutën e 72-të, për 3:0.


























