Gjenden armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në LeposaviqPolicia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion gjatë një kontrolli në një shtëpi të braktisur në fshatin Jashanicë të komunës së Leposaviq, në rajonin verior të Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore, zyrtarët policorë kanë pranuar informacion se në një shtëpi të braktisur në këtë fshat mund të gjendeshin armë.
Pas pranimit të informatës, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer kontrollin e lokacionit.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar:
– 1(një) pushkë karabin e tipit M48
– 1(një) armë AK-47
– 1 (një) pushk gjuetie
– 1 armë(pistoletë) CZ me dy karikator të zbrazët
– 128 fishekë të kalibrave të ndryshëm
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka njoftuar policia.
Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar, ndërkaq rasti mbetet nën hetime./Klankosova.tv




























