Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Kërpimeh të Podujevës, gjatë rrënimeve të një objekti të vjtër janë hasur disa mjete të pashpërthyera.
Policia ka bërë me dije se këto mjete janë tërhequr nga njësia e deminimit të KFOR-it.
“GJETJE E MJETEVE TË PASHPËRTHYERA -Fsh. Kërpimeh, Podujevë 06.09.2024 – 10:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë rrënimeve të një objekti të vjetër janë hasur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e deminimit të KFOR-it dhe ka bërë tërheqjen e mjeteve të pashpërthyera”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.