Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku një shtetas turk është gjetur i vdekur, i cili dyshohet se ka rrëshqitur teksa po dilte nga restoranti “Gresa”, në rrugën “Fehmi Agani”.
Policia tha se hetuesit policorë janë duke u marrë me rastin për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj”, thuhet në përgjigjen e policisë.