Fluks më i vogël i automjeteve vërehet sot në pikat kufitare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mërgimtarët po vazhdojnë më shumë ta përdorin për dalje nga territori i Kosovës pikën kufitare në Merdarë dhe atë te Dheu i Bardhë.
Sipas përditësimit të fundit, pritjet në Merdarë janë deri në 20 minuta. Pak më shumë pritje ka edhe te Dheu i Bardhë, deri në 40 minuta.
Në pikat tjera kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 10-15 minuta.