Pika kufitare me Serbinë në Merdarë vazhdon të jetë e ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilën po e përdorin për dalje nga territori i Kosovës.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën kufitare në Merdarë, për të dalë nga Kosova, udhëtarët mëngjesin e sotëm po presin deri në 60 minuta, kurse kolona e makinave është rreth 700 metra e gjatë.
Po ashtu bëhet e ditur se pritje për të dalë nga Kosova, deri në 40 minuta ka edhe në pikën tjetër kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë, kolona e makinave, 100 metra.
Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.