Gjermania riafirmon mbështetjen për Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Përfaqësitë diplomatike të Gjermanisë në Prishtinë dhe të Kosovës në Berlin kanë shënuar së bashku 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar partneritetin e qëndrueshëm dhe marrëdhëniet e forta ndërmjet dy vendeve.

 

Në një mesazh të publikuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, vlerësohet se dy shtetet janë të bashkuara nga vlera të përbashkëta si demokracia, liria dhe respekti i ndërsjellë.

Berlini zyrtar rikujton se ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, duke vendosur themelet e një bashkëpunimi që kishte nisur edhe para vitit 2008 dhe që është thelluar vazhdimisht në vitet pas shpalljes së pavarësisë.

Në këtë postim theksohet gjithashtu rëndësia e diasporës kosovare në Gjermani. Sipas të dhënave të përmendura, rreth 600 mijë kosovarë që jetojnë në Gjermani përbëjnë një urë të fuqishme lidhëse mes dy vendeve, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor, si dhe në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në përmbyllje të mesazhit, Kosova cilësohet si një “histori suksesi” në 18-vjetorin e shtetësisë së saj, ndërsa shprehet angazhimi për të vazhduar ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët dhe të qëndrueshme.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish