Berat Gjimshiti është në kulmin e karrierës së tij dhe këtë e tregojnë edhe vlerësimet që merr nga speciaistëte futbollit për performcat e tij në Serinë A dhe në garat evropiane.
‘Sofascore’, një sajt i specializuar në përpunimin e statistikave të futbollistëve, e ka përfshirë mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare në formacionin më të mirë të raundit të katërt të ndeshjeve në Champions League.
Gjimshiti dhe shokët e tij të mbrojtjes ishin të pakalueshëm në takimin me Shtutgartin, e fituar 0-2 nga Atalanta.
Mbrojtësi nga Lugina e Preshevës ra në sy jo thjesht për saktësinë në ndërhyrjet e tij, por edhe për lidershipin në prapavijën e zikaltërve të Bergamos.
Rikthimi në formën më të mirë të Gjimshitit është një lajm i madh edhe për Kombëtaren kuqezi në prag të dy sfidave të fundit të Nations League përballë Çekisë dhe Ukrainës në “Air Albania”.