Mbrëmë rreth orës 22:40 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gani Saramati” në Prizren.
Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit, tha për Express se viktima e rastit (A.K. d.l.1995 nga Korisha) është paraqitë në stacionin Policor të Prizrenit.
“Ai ka raportuar se deri sa ka qenë në automjet në lëvizje njëri nga dy të dyshuar të njohur për viktimën nga automjeti I tyre i cili ishte gjithashtu në lëvizje, ka nxjerrë armën- pistoletë dhe ka shtënë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat askush nuk ka marrq lëndime”.
“Policia i ka kërkuar të dyshuarit në shtëpinë e tyre në Prizren, por ata janë larguar dhe nuk është ditur vendqëndrimi i tyre”, tha Bytyqi.
Gjithashtu me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisë shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë apo e ndaluar me ligj.
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë vazhduar me hetimin dhe pasi kanë rënë në kontakt me të dyshuarit, “ata sot me datë 31.03.2024 rreth orës 13:00 janë dorëzuar në polici, gjithashtu edhe arma-pistoleta e përdorur është gjetur dhe sekuestruar”, tha Bytyqi për Express.laj