Gjykata e Lartë e SHBA zbuloi të hënën se Donald Trump nuk mund të ndiqet penalisht për veprime zyrtare të ndërmarra si president, por mundet për veprime private, në një vendim historik që njeh për herë të parë çdo formë të imunitetit presidencial nga ndjekja penale.
Në një vendim historik, 6 me 3, anëtarët e Gjykatës së Lartë u shprehën për herë të parë se ish-presidentët kanë imunitet absolut nga hetimet për veprimet e tyre zyrtare, si dhe asnjë lloj imuniteti për veprimet jozyrtare. Por, anëtarët e Gjykatës së Lartë ia lanë gjykatës së nivelit më të ulët mënyrën se si do ta zbatonin këtë vendim në rastin e ish-presidentit Trump.
“Ne konkludojmë se sipas strukturës sonë kushtetuese të pushteteve të ndara, natyra e pushtetit presidencial kërkon që ish-presidenti të ketë njëfarë imuniteti nga ndjekja penale për veprimet zyrtare gjatë qëndrimit të tij në detyrë. Të paktën në lidhje me ushtrimin e presidentit të kompetencave të tij thelbësore kushtetuese, ky imunitet duhet të jetë absolut. Sa për veprimet e tij zyrtare të mbetura, ai gjithashtu ka të drejtë për imunitet,” tha kryegjykatësi John Roberts.
Trump përshëndeti vendimin në një postim në rrjetet sociale, duke shkruar: “FITORË E MADHE PËR KUSHTETUTËN DHE DEMOKRACINË TONË. KRENAR QË JEMI AMERIKAN!”