Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJND) vendosi që Izraeli të ndalojë ofensivën e tij në Rafah në një seancë të mbajtur këtë të premte në Hagë.
Gjykatësi Nawaf Salam, i cili drejtoi seancën dëgjimore të gjykatës, citoi zyrtarë të OKB-së të cilët nënvizuan vazhdimisht rreziqet humanitare të ofensivës ushtarake në Rafah, ku janë zhvendosur rreth 800,000 palestinezë.
Ai përmendi se populli palestinez ishte në një “rrezik të menjëhershëm”.
Çështja u soll në GJND nga Afrika e Jugut si një masë emergjente, si pjesë e një rasti më të madh që Afrika e Jugut ka paraqitur në gjykatë për veprimet e Izraelit në Gaza.
Në janar, kombi afrikan akuzoi zyrtarisht Izraelin për kryerjen e gjenocidit kundër palestinezëve në një seancë dëgjimore në gjykatën e Kombeve të Bashkuara.