Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Orav dhe Kurti reflektojnë mbi marrëdhëniet BE-Kosovë në takimin e lamtumirës

    Arrestohet një person për fajde në Prizren, katër të tjerë në kërkim – dëm prej 700 mijë eurosh

    Gjermania: Lufta në Iran nuk ka të bëjë me NATO-n

    Jo luftës, liri Palestinës!

    Jo luftës, liri Palestinës!

    Rama: S’kam dashur kurrë të ndërhyj në politikën e Kosovës

    Ademi takohet me Konjufcën, flasin për ndeshjen Sllovaki-Kosovë

    Shefi i OKB-së: Muslimanët përballen me diskriminim, kërkohen veprime kundër islamofobisë

    Orav pritet të marrë detyrë të re në Turqi, i vlerësohet puna në Kosovë

    Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Gjykatësi ia ndalon DOGE-it shpërbërjen e mëtejme të USAID-it

19 Mars 2025, 8:36
në Botë
Miliarda dollarë nga USAID-i për projekte në Ballkan, sa përfitoi Kosova dhe vendet tjera të rajonit
Share on FacebookShare on Twitter

Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara vendosi që Departamenti për Efikasitet Qeveritar (DOGE) me gjasë e ka shkelur Kushtetutën kur tentoi ta mbyllë Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), dhe e urdhëroi DOGE-n të mos e ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm kundër kësaj agjencie.

Gjykatësi i Qarkut në Mariland, Theodore Chuang, përmes një vendimi fillestar, e urdhëroi këshilltarin e presidentit amerikan Donald Trump, Elon Musk, dhe agjencinë që ai e udhëheqë që t’ia kthejë qasjen në sistemin kompjuterit të USAID-it punonjësve me kontratë të agjencisë – përfshirë mijëra punonjësve që u pezulluan nga puna në fund të shkurtit.

Ky vendim vjen pas padisë së ushtruar nga punonjësit dhe ish-punonjësit e USAID-it, të cilët pretendojnë se Musku dhe DOGE nuk kishin autoritet për ta mbyllur agjencinë e mandatuar nga Kongresi amerikan.

“Vendimi i sotëm është fitore e rëndësishme kundër Elon Muskut dhe sulmit të tij përmes DOGE-it ndaj USAID-it, Qeverisë amerikane dhe Kushtetutës”, tha Norm Eisen, kreu i Fondit për Mbrojtjen e Demokracisë Shtetërore dhe avokat i 26 paditësve anonimë në këtë çështje.

Vendimi i gjykatës u kritikua nga Shtëpia e Bardhë.

“Gjyqtarë të pabindur po minojnë vullnetin e popullit amerikan në përpjekjet e tyre për ta penguar presidentin Trump ta zbatojë agjendën e tij”, tha zëdhënësja Anna Kelly.

“Administrata Trump do të dorëzojë ankesë ndaj kësaj padrejtësie dhe do të luftojë kundër të gjithë gjyqtarëve aktivistë që ndërhyjnë në ndarjen e pushteteve”, shtoi ajo.

Duke folur për Fox News, Trump konfirmoi se synon ta ankohet ndaj vendimit.

Gjykatësi Chuang tha se ka prova që Musk ushtroi autoritet të madh që ligjërisht i rezervohet një zyrtari të organizatës, derisa po shërbente në një pozicion të vazhdueshëm qeveritar.

Shtëpia e Bardhë pretendon se Musk nuk kishte një pozitë qeveritare, por ishte vetëm këshilltar i Trumpit.

Chuang gjithashtu konstatoi se Musk dhe DOGE nuk kishin autorizim nga Kongresi për të ndërmarrë hapa drejt shpërbërjes së agjencisë.

“Nuk ka asnjë statut që autorizon Degën Ekzekutive të mbyllë USAID-in”, shkroi ai.

USAID është agjencia kryesore e qeverisë amerikane përgjegjëse për administrimin e ndihmave të huaja civile dhe asistencës për zhvillim. Ajo operon në më shumë se 100 vende, duke shpërndarë miliarda dollarë ndihma të huaja çdo vit dhe punëson rreth 10,000 njerëz në mbarë botën.

USAID-i është agjencia kryesore e Qeverisë amerikane përgjegjëse për administrimin e ndihmave të huaja civile dhe ndihmave për zhvillim. Ajo vepron në më shumë se 100 vende, duke shpërndarë miliarda dollarë ndihma çdo vit dhe punëson rreth 10.000 njerëz në mbarë botën.

USAID-i është i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës.

Administrata Trump e ka kritikuar programin e USAID-it si joefikas dhe të papërputhshëm me interesat e SHBA-së, duke argumentuar se disa nga funksionet e agjencisë mund të kryheshin nga Departamenti i Shtetit. Kritikët thonë gjithashtu se disa programe sociale dhe kulturore të financuara nga USAID-i nuk përputhen me misionin e tij thelbësor.

Që nga viti 2022, USAID-i i ka ofruar Ukrainës miliarda dollarë ndihmë humanitare, mbështetje për zhvillim dhe mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore. Sektori jetik bujqësor i Ukrainës ka qenë një nga përfituesit kryesorë. USAID deklaroi se që nga viti 2022 ka ndihmuar një të tretën e fermerëve ukrainas duke u siguruar atyre fara, plehra dhe financim.

Anëtarët demokratë të Kongresit kanë kundërshtuar përpjekjen e administratës Trump për ta futur USAID-in nën Departamentin e Shtetit, një veprim që vë në pikëpyetje financimin e programeve të ndihmës në mbarë botën, shkruan Radio Evropa e Lirë. Një raport i fundit nga Shërbimi i Kërkimeve i Kongresit (CRS) tha se USAID, në vitin fiskal 2023, ka menaxhuar më shumë se 40 miliardë dollarë në fonde për të mbështetur projekte në rreth 130 vende. Tre përfituesit kryesorë të ndihmës ishin Ukraina, Etiopia dhe Jordania. Afganistani është gjithashtu ndër dhjetë vendet që marrin së më shumti fonde nga USAID.rel

Etiketat: (DOGE)gjykatesiUSAID
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Trump anulon 90 përqind të kontratave të ndihmës së huaj të USAID

1 vit më parë
BE-ja konfirmon: As sot s’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin

BE e shqetësuar rreth ndërhyrjes në organizatat e shoqërisë civile në Serbi

1 vit më parë
Bastisen disa OJQ që bashkëpunuan me USAID-in në Serbi

Bastisen disa OJQ që bashkëpunuan me USAID-in në Serbi

1 vit më parë
Miliarda dollarë nga USAID-i për projekte në Ballkan, sa përfitoi Kosova dhe vendet tjera të rajonit

Miliarda dollarë nga USAID-i për projekte në Ballkan, sa përfitoi Kosova dhe vendet tjera të rajonit

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH