Sulmuesi me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri, po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, teksa ka shënuar gol edhe në ndeshjen e dytë rresht për Standard Liezhin, në elitën e futbollit belg.
25-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 45-të në duelin ndaj Leuven, pas asistit të Kamara.
Standard Liezh barazoi 1 me 1 ndaj Leuvenit, kurse Zeqiri u zëvendësua shtatë minuta para fundit.
Në kampionatin aktual belg, Zeqiri ka shënuar gjashtë gola dhe e ka një asistim.
Standard Liege ka 21 pikë pas 17 ndeshjeve, duke u pozicionuar në vendin e shtatë. Zeqiri është padyshim një nga lojtarët më në formë të skuadrës belge.S.N.