Pavarësisht ofensivës diplomatike të Serbisë, ku ishte përfshirë edhe bashkëshortja e presidentit serb, Kenia ka njohur sot Kosovën shtet i pavarur.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka konfirmuar sot se Kenia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran me një vendim të nënshkruar nga presidenti William Ruto.
Përveç bisedimeve diplomatike, Serbia ka premtuar edhe ndihmë financiare për Kenia, duke përfshirë një donacion prej 150,000 eurosh për viktimat e përmbytjeve. Vuçiq ka vizituar edhe lagjen e varfër Mukuru në Nairobi, ku ka përcjellë mesazhin e “vullnetit të mirë” të presidentit serb.
Gruaja e Vuçiqit ka kërcyer me gratë vendase në Kenia.
Përkundër këtyre përpjekjeve, vendimi për njohjen e Kosovës megjithatë u mor dhe Kenia u bë vendi i fundit në një seri shtetesh që mbështesin pavarësinë e Kosovës.
Ministria serbe dënon vendimin e Kenias
Ministria e Jashtme e Serbisë tani e ka dënuar ashpër vendimin e Kenias, duke e quajtur atë një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar” dhe një “shkelje të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
Ministria njoftoi se Serbia do të marrë “të gjitha masat e nevojshme diplomatike dhe politike” për t’iu përgjigjur masës së Kenias.