Analisti politik, Labinot Balaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk po llogaritë në deputetët e partisë Guxo për çështjen e presidentit.
Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se Kurti foli vetëm për 50 vota në Kuvend, ndonëse GP i LVV-së ka 57.
“Zoti Kurti e ka shpronësuar politikisht Osmanin. Ia ka marrë eksponentët më lojalë që i ka pasë. Pra, kur ka thënë Kurti i siguroj 50 vota, ai ka menduar për partinë e vet, duke e përjashtuar mundësinë që 6 veta nga Lista Guxo mund ta votojnë zonjën Osmani”, u shpreh Balaj.


























