Ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha nga një takim në Lezhë e ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një debat përballë njëri-tjetrit, siç ka thënë, për të diskutuar mbi punët që janë bërë dhe programet e secilës palë.
Sipas Berishës, Rama i druhet një përballje dhe një ballafaqimi me realitetin e punëve që nuk ka bërë gjatë 12 viteve të qeverisjes socialiste.
“Sa rrin e flet me veten në makinë, hajde më mirë të dalim në shesh të burrave dhe ti themi njëri-tjetrit gjërat, se rregulli këtë ka. Hajde ulemi dhe shpjegoi pensionistëve pse pensioni në Mal të Zi, që në vitin 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri dhe sot është 450 euro. Si shkoi? Çfarë ka Mali i Zi? As 1\20 e pasurive tona nuk i ka” është shprehur Berisha./Euronews.al.