Hamasi ka lëshuar një deklaratë të re duke hedhur poshtë akuzat se po bllokojnë një marrëveshje armëpushimi.
Grupi theksoi se është i etur për të arritur një marrëveshje dhe mbetet i përkushtuar ndaj kornizës së armëpushimit të mbështetur nga ShBA dhe OKB, të paraqitur në qershor.
Hamasi thotë se SHBA po i përkulet presionit nga Izraeli në negociatat e armëpushimit dhe ngecjet kryesore mbeten pas një plani të paraqitur nga Presidenti Biden.
“Propozimi i Biden thotë se Izraeli do të tërhiqej tërësisht në dy faza dhe një armëpushim të plotë. Ndërsa kërkesat izraelite përfshijnë vetëm një armëpushim të përkohshëm për gjashtë javë”, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan./kk