Hamasi u bëri thirrje palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar që të “luftojnë dhe të përleshen me të gjitha mjetet kundër ushtarëve izraelitë në pikat e kontaktit dhe izraelitëve agresivë që grabisin tokat palestineze”, transmeton Anadolu.
Hamasi publikoi deklaratë me shkrim lidhur me sulmet e izraelitëve që grabisin tokat palestineze, sulme këto të cilat janë në rritje kohët e fundit në Bregun Perëndimor nën pushtim.
“Ne i bëjmë thirrje popullit tonë në të gjitha qytetet e Bregut Perëndimor që të vazhdojë përleshjet dhe zemërimin social, të luftojë me kolonët hebrenj në mënyra të ndryshme dhe të kalojë në veprim të gjitha llojet e rezistencës”, thuhet në deklaratë.
Dita e sotme duhet të jetë “ditë zemërimi dhe mobilizimi” theksohet në deklaratën ku bëhet e ditur se sulmet e vazhdueshme të izraelitëve që grabisin tokat palestineze janë pasqyrim i politikës “kriminale” që qeveria izraelite ndjek kundër palestinezëve.
Gjithashtu theksohet se inkurajimi dhe sigurimi i mbrojtjes nga Izraeli për sulmet e izraelitëve që grabisin tokat palestineze, nuk do t’i pengojë palestinezët në asnjë mënyrë të heqin dorë nga tokat dhe të drejtat e tyre.
Izraelitët që grabisin (uzurpojnë) tokat palestineze, mbrëmë bastisën qytetin Vadi Rahhal të Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe hapën zjarr mbi shtëpitë e palestinezëve. Në sulm humbi jetën një palestinez dhe 3 të tjerë u plagosën.
Që kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës nga 7 tetori 2023 e deri më tani, ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që grabisin tokat e palestinezëve, që nga 7 tetori 2023 e deri më tani në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim janë vrarë 652 palestinezë.