Hamasi ka thënë se do të përgjigjet “seriozisht dhe pozitivisht” ndaj çdo propozim armëpushimi që bazohet në ndalimin total të luftës, tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza dhe një marrëveshjeje shkëmbimi të pengjeve izraelitë-palestinezë të burgosur, raporton Aljazeera, transmeton kk.
Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, tha në një deklaratë se grupi po angazhohet në negociata “të udhëhequr nga ky qëndrim që pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe rezistencën e tij guximtare”.