Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar përsëri ku ka vlerësuar luftëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke i cilësuar si të pafajshëm përballë akuzave, përcjell KosovaPost.
Ai theksoi se kontributi i tyre mbetet i pazëvendësueshëm në rrugëtimin e vendit drejt lirisë dhe pavarësisë.
“Të pafajshëm përballë akuzave. Çlirimtarë në betejën për liri dhe dinjitet. Heronj në kujtesën dhe historinë e Kosovës!”, ka shkruar Hamza.


























