Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka vlerësuar se programi i tij zgjedhor nuk është thjesht një plan.
Ai ka bërë me dije se programi i tij është një angazhim për çdo qytetar.
Hamza, shprehet se me këtë program askush nuk përjashtohet dhe nuk harrohet.
“Kosovën do ta bëjmë ma të mirë me punë të përbashkët dhe me votën tuaj më 9 shkurt. Programi im zgjedhor nuk është thjesht një plan, por është një angazhim për çdo qytetar, ku askush nuk përjashtohet dhe askush nuk harrohet. Është koha për një qeveri që dëgjon, punon dhe sjell rezultate. Për të gjithë, pa dallim! Ky është programi im i plotë”, ka shkruar Hamza në Facebook.