Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në një tubim me qytetarë ka thënë se ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Ai para masës ka shprehur bindjen që kosovarët do ta mbështesin atë, sipas tij, për ta bërë Kosovën më të mirë.
“E ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e 9 shkurtit”.
”Jam i bindur që qytetarët do të vendosin për drejtimin e duhur që do ta marrë shteti jonë”.
”A besoni se Kosova mundet ma mirë? Po, Kosova mundet ma mirë, dhe me mbështetjen tuaj do të bëhet ma mirë”, ka thënë Hamza.