Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se është hapur konkursi për fitimin e bursave për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian, transmeton KosovaPost.
Në dispozicion janë 500 bursa, të cilat kanë për qëllim mbështetjen financiare.
“500 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Me qëllim të mbështetjes financiare për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian kemi hapur konkursin për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta të këtyre komuniteteve për vitin shkollor 2024/2025”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
“Bursat ndahen për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të, 11-të, 12-të, të arsimit të mesëm të lartë, gjimnaze dhe shkolla profesionale në Republikën e Kosovës. Shuma e bursës është 300 euro për një vit mësimor. Konkursi do të jetë i hapur deri më 11.11.2024”.