Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se Hamami i Gazi Mehmed Pashës në Prizren është i hapur për vizitorë.
Që nga sot vizitorët, ndër të tjera, brenda këtij hamami mund ta vizitojnë edhe ekspozitën me imazhet që paraqesin procesin e punëve restauruese në hamam. Ekspozita është hapur sot, kurse do të mbyllet më 5 prill 2024.
Vizita mund të bëhen me fillim nga ora 11:00 deri në orën 14:00.