Gjatë fjalës së tij në përurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se pas 10 vjetësh, xhamia e re hyn në sofrën e një vëllazërie të lidhur me besimin.
Ai ka theksuar u desh shumë vullnet për ta pastruar truallin e kthyer në shesh pazari.
“Sot pas 10 vjetësh xhamia e madhe hyn në sofrën e një vëllazërie të ilustrimit të shumëçkaje të lidhur me besimin.
Ceremonia e inaugurimit po bëhet me praninë e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan.
“Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli të adhurimi të krijuesit të botëve, kaq i shumëpritur nga komuniteti mysliman. Kjo faltore që frymon nga një besim universal, është trashëgimia e një populli të tërë. Fillesat e kësaj punë të bekuar 10 vite më para e pata quajtur si çlirimin e Namazgjasë. Se harroj dot se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazsgjasë të kthyer në një shesh pazari dhe nevojën e besimtarëve myslimanë për ta pasur tempullin e tyre…’, tha Rama