Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani në bashkëbisedimin me gazetarët u pyet edhe lidhur me situatën më të fundit në Kosovë për hapjen e urës mbi Ibër, për të cilën deklaroi se “asnjë hap nuk duhet të ndërmerret pa konsultime dhe negociata me aleatët, përfshirë këtu edhe Shqipërinë”.
“Ne kemi qenë të qartë, gjithmonë konsekuentë me atë që kemi thënë. Për ne prioriteti i politikës së jashtme është Kosova, ndaj gjithmonë i kemi thënë motrave dhe vëllezërve tanë në Prishtinë që gjithë hapat që do të ndërmarrin duhet t’i diskutojnë së pari me ata që i duan shumë”, tha Hasani.