Haradinaj kujton Betejën e Kaqanollit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Kaqanollit në 26-vjetorin e saj, përcjell KosovaPost.

“26 vjet më parë, nisi një nga betejat më të rëndësishme të Luftës Çlirimtare. Krismat e armëve nga Zona Operative e Llapit ishin një sinjal i keq për armikun. Në Betejën e Kaqanollit, ata kuptuan se fryma e mbjellë nga Zahiri, Hakifi e Iliri, jo vetëm që nuk ishte shuar, por do të bëhej gjithashtu shkatërrimtare për planet e tyre djallëzore. Sot, ne përulemi me respekt para dëshmorëve që dhanë jetën: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu. Kujtimi për ta na bën më të fortë dhe më të vendosur për të rikthyer shpresën për qytetarët tanë. Lavdi e përjetshme!”, tha ai.

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika