Ramush Haradinaj gjatë fjalës së tij në Kongresin Amerikan, në Forumin Ndërkombëtar për Siguri ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO ndihmon forcimin e sigurisë në rrafsh rajonal e global, përcjell KosovaPost.
“Është koha që bota demokratike, e udhëhequr nga Amerika, të kuptojë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga vendimet më të rëndësishme, që do të ndihmonte në forcimin e sigurisë në të gjitha nivelet: brenda Kosovës, por edhe në forcimin dhe rritjen e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe globalisht”, ka thënë Haradinaj.
Tutje ai ka shtuar se siguria nuk duhet të mirret si e mirëqenë, por duhet punuar për të mbrojtur dhe ruajtur stabilitetin e shteteve.
“Në rrethanat kur një shtet si Rusia kryen pa asnjë hezitim agresion dhe krim ndaj një shteti, si në rastin e Ukrainës, dhe shtetet tjera si Kina që nuk do të hezitojnë në asnjë moment të mbështesin këtë agresion, ne nuk duhet të qëndrojmë të qetë dhe ‘duke u marrë vesh/kryer punë si zakonisht’, por duhet të jemi të alarmuar për nivelin e kërcënimit dhe këtyre veprimeve”, ka vazhduar Haradinaj, njofton Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.