Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot disa takime në Mitrovicën e Veriut, të cilat i ka cilësuar konstruktive, pëcjell KosovaPost.
Në Facebook ai ka thënë se ka takuar përfaqësuesit e Listës Serbe si dhe ka pasur një takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut.
Hargreaves i përgëzoi ata për, siç thotë, rolin konstruktiv në arritjen e marrëveshjes së fundit lidhur me Ligjin për të Huajt, duke i inkurajuar ta vazhdojnë angazhimin për t’u mundësuar qytetarëve qasje në të drejtat e tyre.
“Gjithashtu isha mirënjohës për mundësinë e vizitës në Kishën e Shën Dhimitrit, ku folëm me Atë Gjordjen dhe fituam pasqyrë më të thellë në perspektivat e komunitetit lokal”, ka shkruar ai.


























