Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim koordinatorin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley.
Bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara si dhe mundësitë e reja të partneritetit me sistemin e OKB-së, siç bëhet e ditur, kanë qenë temë diskutimi mes tyre.
“Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara, si dhe për mundësitë e reja të partneritetit me sistemin e OKB-së në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit institucional të vendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit për këtë takim.


























