Sot, organizata Gratë për VETËVENDOSJE! mbajti mbledhjen IV të Këshillit të Përgjithshëm.
Kryetarja e organizatës kësaj organizate, Albulena Haxhiu, njëherit ministre e Drejtësisë, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të mbajtur sot ndër të tjera ka folur edhe për datën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt, shkruan Arbresh.info.
Ajo ka thënë se mbështetjen e madhe që e kanë marr në zgjedhjet e fundit nga gratë duhet angazhuar që ta ruajnë, me synimin që ta ngrisin.
“Kemi pak më shumë se 4 muaj kohë për tu përgaditur për ditën e zgjedhjeve. Që vajzat dhe gratë e kanë votuar në të kaluarën masivisht LVV, ne e kemi thënë këtë disa herë. Mbështetjen e madhe që kemi marr në zgjedhjet e fundit nga gratë duhet angazhuar që ta ruajmë, me synimin që ta ngrisim dhe kjo do të jetë e mundur që si Qeveri, me ndihmën tuaj, të vazhdojmë punën në adresimin e politikave feministe si dhe në programin e ardhshëm qeverisës të përfshihen politika të reja feministe”, tha Haxhiu.
Në këtë mbledhje morën pjesë kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, kryetarja e GVV-së, Albulena Haxhiu, kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Grave për VETËVENDOSJE!, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe të gjitha delegatet e organizatës së GVV nga qendrat e partisë.