Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiuka vizituar shtëpinë muze Ferdonije Qerkezi, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Haxhiu u shpreh se Nëna Ferdonije dhe nënat e Gjakovës, janë zëra të kujtesës sonë kombëtare.
“Në shtëpinë muze të nënës Ferdonije, me nënat që nuk u dorëzuan asnjëherë përballë dhimbjes së madhe! Më 27 mars, 26 vite më parë, nënës Ferdonije iu rrëmbyen dhunshëm nga forcat serbe bashkëshorti dhe katër djemtë e saj. Nëna Ferdonije dhe nënat e Gjakovës, janë zëra të kujtesës sonë kombëtare, një kujtesë që na obligon të mos harrojmë asnjëherë gjenocidin serb në Kosovë dhe të mos e ndalim angazhimin për drejtësi.”, ka shkruar ajo.
“Shtëpia e nënës Ferdonije është një dëshmi e gjallë e dhembjes dhe qëndresës.”, u shpreh Haxhiu.